Policia e Kosovës me rastin e festës së vitit të ri, ka hartuar dhe zbatuar urdhrin operativ, ku në pika të përgjithshme parashihej shtimi i masave të sigurisë, shtimi i prezencës policore në ambiente ku parashihet të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, kontrolli në trafik, kontrolli në pikat kufitare përfshirë aeroportin, përcjell InLajmi.
Policia bënë të ditur se nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
Ndërsa sa I përket aspektit të sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme, deri në mesnatë nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës./InLajmi/