Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka uruar Vitin e Ri 2022, në kuadër të kësaj ajo ka treguar se kabineti saj ka zgjedhur organizatën Kryqi i Kuq, për të dhuruar pako për familjet me nevojë, përcjell InLajmi.
Sipas Nagavcit, të dhurosh buzëqeshje e ngrohtësi janë ndër momentet më të bukura çdo fundviti.
Ajo ka cituar edhe thënien nga Anne Frank se “askush nuk është bërë i varfër duke dhuruar”.
“Ne ngritemi duke i ngritur të tjerët, gëzohemi me gëzimet e tjerëve”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë i saj:
Gjersa po i numërojmë orët e fundit të vitit 2021 dhe kujtojmë momentet e vitit që po lëmë pas, reflektojmë për të gjitha ato që kemi realizuar dhe thurrim ëndërra e dëshira për të ardhmen.
Të dhurosh buzëqeshje e ngrohtësi janë ndër momentet më të bukura çdo fundviti. Siç do të thoshte Anne Frank “Askush nuk është bërë i varfër duke dhuruar”.
Kabineti ynë zgjodhi organizatën Kryqi i Kuq për të dhuruar disa pako të përgatitura me dashuri për familjet në nevojë.
Ne ngritemi duke i ngritur të tjerët, gëzohemi me gëzimet e tjerëve!
Urime Vitin e Ri, Mbarësi e shëndet në 2022! /InLajmi/