Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka uruar festën e Vitit të Ri, duke bërë edhe thirrje që të festojmë me kujdes dhe ta ruajmë shëndetin, përcjell InLajmi.
Bajrami ka thënë se festat janë momente gëzimi dhe njëkohësisht përkujtimi për gjithë ato gra dhe burra që kanë sakrifikuar gjithçka, që ne të festojmë në liri.
Ajo ka theksuar se ky vit ka qenë i rëndë për shkak të pandemisë, pasi shumë familje sonte nuk festojnë të plota dhe ne lutemi e bashkëndiejmë me ta.
“Të punojmë dhe shpresojmë që Viti i Ri të jetë vit i sukseseve dhe arritjeve për gjithë shqiptarët.
Urime dhe gëzuar”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë i saj:
Gëzuar 2022!
Festat janë momente gëzimi dhe njëkohësisht përkujtimi për gjithë ato gra dhe ata burra që kanë sakrifikuar gjithçka për të kremtuar edhe Vitin e Ri në liri.
Viti 2021 sikurse edhe viti 2020 ishin vite të rënda shkaku i pandemisë. Shumë familje sonte nuk janë të plota shkaku i pandemisë, bashkëndjejmë dhe lutemi që sonte ta kenë sa me të lehtë!
Të punojmë dhe shpresojmë që Viti i Ri të jetë vit i sukseseve dhe arritjeve për gjithë shqiptarët.
Urime dhe gëzuar!
Festoni me kujdes dhe ruajeni shëndetin! /InLajmi/