I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në prag të mbylljës së këtij viti, ka zgjedhur të vizitoi disa kategori relevante në kryqytet, përcjell InLajmi.
Rama gjatë ditës së sotme ka vizituar ekipin e emergjencës, zjarrëfikësit dhe policinë.
Tutje ai ka falënderuar dhe është shprehur mirënjohes për punën që këto kategori bëjn, për qytetarët gjatë 24 orëve dhe tër vitit.
Ndërsa për fund ai ka uruar festën e Vitit të Ri.
Postimi i plotë i tij:
Ju përulemi me mirënjohje të thellë për punën që po e bëni për qytetin dhe qytetarët tanë përgjatë 24 orëve, dhe 365 ditëve të vitit.
Gëzuar Vitin e Ri! /InLajmi/