Trejneri i Xhudos, Driton Kuka sot në ditën e fundit të viti 2021 derisa ua ka uruar të gjithëve vitin 2022, ka përmendur të arriturat, gjegjësisht të mirat që ky vit ia dha Kosovës dhe krejt popullit shqiptarë në sport, përcjell InLajmi.
Kuka ka rikujtuar se sporti iXhudos sivjet vendit ia dha 2 medalje të arta olimpike, me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore.
Po ashtu këtë vit, tha Kuka , Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botës, xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Faleminderit 2021!
Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!
Sporti i xhudos sivjet nxori :
2 medalje të Arta Olimpike 🥇🥇
Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe shteti nr një në Evropian për të rritur!
Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore
Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes :
Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!
Urime 2022 👌👌
Kosova mbi të gjitha …/InLajmi/