Teleskopi më i fuqishëm në botë është vendosur të transformojë thellësisht shumë informacione për universin dhe t’ua lehtësojë punën shkencëtarëve, transmeton InLajmi.
Shkencëtarët thonë se një “epokë e re e astronomisë” mund të sillet pas lëshimit të teleskopit James Webb.
Pajisja pritet të transformojë thellësisht të kuptuarit e shkencëtarëve për universin dhe vendin tonë në të, duke pasur parasysh edhe kureshtjen e njerëzve rreth alienëve, ky teleskop do t’i japë njerëzimit pamjen e parë të universit foshnjor, duke na dhënë më shumë informacione dhe të dhëna se a mund të ekzistojnë alienët.
NASA, e cila prodhoi teleskopin infra të kuq prej 10 miliardë dollarësh në partneritet me agjencitë hapësinore evropiane dhe kanadeze, e ka përshëndetur atë si observatorin premierë të shkencës hapësinore të dekadës së ardhshme, shkruan Sky news.
Çfarë mund të bëjë teleskopi James Webb?
Webb do të jetë në gjendje të shikojë kozmosin vetëm 100 milionë vjet pas Big Bengut, pika teorike e ndezjes që çoi në zgjerimin e universit 13.8 miliardë vjet më parë, e cilësuar si një arritje e jashtëzakonshme./InLajmi/