Jeta dhe puna e përbashkët në grup u ofron disa specieve shumë avantazhe, kur ka shumë kafshë edhe numri i burimeve është më i madh, shkruan InLajmi.
Kanë më shumë sy në përgjim, më shumë armë mbrojtëse për të ruajtur të vegjlit, dhe më shumë dhëmbë dhe nofulla për të sulmuar.
Migrim madhështor
Kafshët shkojnë në udhëtime vjetore apo stinore, të quajtura migrime zakonisht për shkak të ndryshimeve të klimës apo të mungesës stinore të ushqimit. Çdo vit, në fillim të stinës së lagësht(tetor-nëntor), gaforret e kuqe të Ishullit të Krishtlindjeve lëvizin përgjatë bregut si një baticë e kuqe e papërmbajtshme dhe marshojnë në det për të bërë aty me miliona vezë.
Trupa për ndërtim
Një vrimë e pavolitshme në mes të rrugës nuk është problem për mizërinë e një kolonie milingonash, sidomos kur janë milingona ushtare në marshim. Milingonat thjeshtë ndërtojnë një urë me trupat e tyre, milingonat fqinje mbërthejnë këmbët e tyre me njëra-tjetrën, kurse shumë të tjera kacavirren mbi to për t’i zgjatur zinxhirët e ndërlidhur.
Qentë gjuetarë
Qentë e egër afrikanë mund të hedhin në tokë një pre të madhe – 20 herë sa masa e tyre trupore – duke përdorur punën në ekip. Qeni kryesues zgjedh një pre të vogël, të vjetër, apo të sëmurë, si për shembull një antilopë afrikane. Me një vendosmëri kokëfortë tufa e ndjek viktimën e dëshpëruar për kilometra të tëra, deri sa ajo bëhet kaq dobët nga lodhja, saqë ata t’i hidhen e ta vrasin. /InLajmi/
Burimi: DiscoveryChannel