Tashmë që jemi në stinën e vjeshtës, shallat janë një pjesë pothuajse shumë e nevojshme për garderobën tuaj – që pa dyshim se i shton edhe shumë stil veshjeve tuaja.
Por, duke qenë se ka aq shumë dizajne dhe stile të ndryshme të shallave mund të jetë shumë e vështirë ta zgjedhni atë që i përshtatet më së miri stilit tuaj.
Prandaj, më poshtë po ju sjellim një koleksion të shallave të stileve të ndryshme në mënyrë që ta gjejnë shallin e tyre të preferuar të gjitha gratë – nga ato që janë më klasike në shije deri te ato që guxojnë të eksperimentojnë me dizajne më të veçanta.
Cilindo që ta zgjedhni, një gjë e keni të sigurt: këtë vjeshtë përpos që nuk do ta keni ftohtë, do të dukeni shumë me stil me këta shalla që janë shumë trendi.
1. Shall shumë i gjatë me thekë
2.Shall i gjerë me dy ngjyra
3.Shall me zinxhir
4.Shall me kombinim të ngjyrave
5. Shall ngjyrë rozë
6. Shall me dizajnin me lule
7.Shall me dizajnin me katrorë