Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriaj në fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur në theks të veçantë për rritjen e çmimeve, rritje kjo sipas saj e frikshme, raporton InLajmi.
“Duhet të jeni konstruktiv me opozitën siç është buxheti i Kosovës që prek krejt vendin, gjegjësisht komunat pa dallim. Kemi rritje enorme të çmimeve. Shpenzimet për nevojat elementare janë rrit frikshëm. Përkundër kësaj Qeveria nuk planifikon aspak rritje të pagave. S’ka rritje të pagave as për të kompensuar inflacionin”,tha Kadriaj.
Tutje, tha Kadriaj Qeveria Kurti po merret me diskriminim të buxhetit në komuna.
“Shumica e projekteve që janë në vazhdim për të cilat komunat kanë kontrata shumëvjeçare janë shkurtuar në vitin 2022.Qëllimi është i qartë, vështirësim dhe pamundësim të komunave karshi qytetarëve. Me këto nuk po ua vështirësoni punën komunave por qytetarëve”,tha më tej Kadriaj./InLajmi/