Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sencë të jashtëzakonshëm, ku është diskutuar masat për krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj seance, ka pasur shumë përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Së fundmi deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike.
Në këtë debat, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.
“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.
Nga ana e opozitës është kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike. /InLajmi/