AKB-ja ka mbajtur sot konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë “Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës, raporton InLajmi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se Qeveria e Kosovës vitin që vjen duhet të mësojë nga gabimet e bëra
“Kosova rrezikon edhe një humbje 400 milionëshe për kthimin e shumë lëndëve nga gjykata dhe arbitrazhit. Kosova mund të krijohet në një vend jo të përshtatshëm për investime.
I propozoj Qeverisë së Kosovës që në vitin 2022 të mësojë nga gabimet e bëra dhe Kosova të kthehet në një vend për investime milionëshe sidomos të kompanive të mëdha e korporatave të fuqishme. Kjo do t’ia përmirësonte imazhin Kosovës. Kosova flenë në pasuri nëntokësore, në pasuri të thëngjillit derisa po ashtu Kosova krijon më së shumti krizë energjetike”,tha Shanini.
E Kosova, sipas Shahinit ka mundësi që krizën ta kalojë më së lehti.
“E dimë se së fundmi Serbia ndërpreu autostradën energjetike për furnizim të Kosovës. Duhet të ketë masa të reciprocitetit, masa duhet kundrejt çdokujt që ta mbrojë integritetin e qytetarëve dhe të vendit”,shtoi Shahini. /InLajmi/