Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas deklaratës për dyshime në lidhje me rënien bllokut A3 dhe A5, është ftuar nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai më saktë është ftuar nga Departamenti për Krime dhe Korrupsion për të dorëzuar dyshimet në lidhje me rënien bllokut A3 dhe A5, derisa pas kësaj ftesë ai i është drejtuar çdo punëtori të KEK dhe KEDS si dhe qytetareve që kanë informata në lidhje më këtë çështje t’i dërgojnë tek ai.
Tutje ai ka bërë të ditur që informatat do dorëzohen gjatë ditës së nesërme, ku ai ka thënë se kërkesës për transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkohet deri në fund.
Postimi i plotë i tij:
Ftesë nga Policia e Kosovës
Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.
Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë.Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici.
Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund. /InLajmi/