Keni pyetur vetën ndonjëherë, pra këto krijesa gjenden në 2 skaje të kundërta të një spektri të tërë strategjish jetësore, shkruan InLajmi.
Njëra strategji është ajo e zhvillimit të ngadalshëm, ku prindërit tregojnë kujdes të madh për një numër të vogël të vegjlish. Tjetra është që të jetohet vrullshëm, duke u çiftëzuar vazhdimisht dhe duke prodhuar shumë pasardhës, por pa u dhënë të vegjëlve ndonjë kujdes prindëror.
Elefanti
Madhësia dhe fuqia i japin mbrojtje kundër luanëve edhe armiqve të tjerë, dhe lidhjet familjare bëjnë që pjesëtarët më të vegjël dhe më të pambrojtur të tufës të ruhen mirë nga femrat e grupit.
Breshka gjigante e ujit
Jeta në krosin e ngadaltë, së bashku me metabolizmin e ngeshëm të trupit të një zvarraniku, ushqimi me bollëk, numri i vogël i grabitqarëve natyrorë, dhe guaska e trashë mbrojtëse, janë formulë e shkëlqyer për të arritur moshë të madhe.
Krapi Kai
Këta peshq të çmuar dhe të llastuar zbukurimi, mbahen shumë nëpër akuariume sepse përveç ngjyrës së tyre të bukur ata jetojnë edhe shumë gjatë.
Kameleoni i Labordit
Më jetëshkurtëri nga të gjithë vertebrorët katërkëmbësh, cikli i jetës së këtij zvarraniku i është përshtatur në mënyrë të përkryer ndryshimeve stinore të Madagaskarit. Ai jeton vetëm një vit, duke kaluar 8 muaj në një vezë dhe vetëm 4 muaj si i rritur.
Bleta Punëtore
Duke punuar shumë ditë pas dite, trupi i bletës punëtore konsumohet shumë. Mbretëresha që bën vezët mund të arrijë të bëhet deri në 5 vjeç.
Makao
Disa specie papagajsh mund të arrijnë deri në limitin e gjysmë shekullit, zgjuarsia si dhe sqepat dhe kthetrat e tyre të fuqishme i ndihmojnë këta zogj që të mbijetojnë. /InLajmi/
Burimi: DiscoveryChannel