Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 2 persona me armë zjarri kanë grabitur një barnatore në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën InLajmi se 2 të dyshuarit kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatorës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Zahiti gjithashtu ka thënë se nuk raportohet për të lënduar dhe se rreth këtij rasti kanë filluar hetimet.
“Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga” në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej 2 personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/




















