Zjarrfikësi Berat Shala, ka thënë se ka përfunduar me sukses operacioni i ndalimit të zjarrit në Pallatin e Rinisë.
Ai, ka deklaruar se ata e kanë parandaluar një zjarrë më të madh.
“Informatën për zjarr e kemi marrë nga një punëtor i sigurimit që punon në Pallatin e Rinisë, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes”.
“Arritëm ta ndalim një zjarr i cili ka mundur të merrte përmasa më të mëdha dhe ka pasë mundësi që zjarri ta humbte kontrollin. Frika ime ka qenë se a do të kemi mundësi ta lokalizojmë këtë zjarr, po unë bashkë me këta heronj arritëm ta lokalizojmë këtë rast”, tha ai, për Klan Kosovën.
Shala ka falënderuar rojet e Pallatit të Rinisë për ndihmën e dhënë.