Kur grupet primitive parahistorike filluan tl nguleshin e të banonin në një vend, u hodhën edhe themelet e qytetërimit, shkruan InLajmi.
Qysh atëhetë, njerëzit filluan të jetonin në grupe përherë më të mëdha, ndërsa qytetërimi filloi të zhvillohej me krijim e fshatrave dhe qyteteve.
Shumica e njerëzve në pjesën më të madhe të historisë njerëzore kanë jetuar në komunitetet fshatare.
Urbanizmi në shkallë të gjerë erdhi me Revolucionin Industrial, që më pas u zgjeruan qytetet e vogla dhe të mëdha, me kontigjente të mëdha njerëzish, që punonin në fabrika e uzina.
Jeta në një mjedis qytetës u bë një aspekt i ‘’modernizmit’’, për çka edhe sociologët vinin re se kishte një dallim shumë të madh midis komuniteteve tradicionale fshatare dhe atyre moderne qytetare.
Komuniteti në qytet
Sociologu, Georg Simel, shqyrtoi jo vetëm format e rendit shoqëror që kishin lindur në qytetet moderne, por edhe efektet që kishin tek individi, që jetonte në grupe të mëdha, shpesh i shkëputur nga lidhjet e komunitetit tradicional dhe të familjes.
Shumë sociolog gjykuan se qyteti , i cili u zhvillua për të plotësuar nevojat e industrializmit dhe jetës urbane, me të gjitha disavantazhet e tij, u ishte ofruar njerëzve me detyrim.
Niklas Luhmani, sociolog, theksonte se problemi i ditëve tona është komunikimi midis sistemeve shoqërore që janë bërë përherë e më të copëzuara dhe diferencuara.
Në epokën pasindustriale, me të gjitha metodat e saj të reja të komunikimit, duhet të gjendjen strategji të reja për bashkëjetesën shoqërore.
Qytetet pasindustriale
Natyra e qyteteve filloi të ndryshonte në fund të shekullit XX, kur industritë prodhuese u zhvendosën ose u zhdukën.
Ndërsa disa qytete, u bënë qytete-fantazmë, disa të tjera u kthyen në qendra të industrive të shërbimit.
Alan Brajmëni kishte vënë re se si kishte ndikuar në konsumizmin modern një kulturë argëtimi amerikane, e krujuar nga Disney. Shoqëria moderne qytetëse, e krijuar nga indistrializmi, sot po formësohet nga kërkesat e reja të tregut pasindustrial./InLajmi/