Policia ka njoftuar se kanë marrë informatën se në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,është djegur një kabllo elektrike, përcjell InLajmi.
Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Rreth ores 09:20, Policia ka pranuar një informatë për një zjarr të dyshuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi i urgjencës është njoftuar edhe KEDS. Sipas informatave të deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor. Janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga kompetentet, zjarri është fikur në këto çaste situata është nën kontroll. /InLajmi/