Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, përcjell InLajmi.
“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimtarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar 3 lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente”,ka njoftuar Sveçla përmes rrjeteve sociale.
Tutje, Sveçka ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.
“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”,ka njoftuar ai.
Po ashtu Sveçla ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë.
Postimi i plotë i tij: