Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka emëruar Valdete Idrizin drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Mitrovicë përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi, e cila tha se përveç që ështė përgjegjësi, për mua është edhe nderë dhe kënaqësi.
“Viti i ri për mua do të fillojë me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë. Do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Idrizi.
Postimi I plotë I saj:
Miq,
Viti i ri për mua do të filloj me me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë. Do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës.
Përveç që ështė përgjegjësi, për mua eshte edhe nderë dhe kënaqësi që të jem në ekip të kryetarit Bedri Hamza, bashkë me kolegët dhe koleget tjera të kabinetit.
Jam e vetëdijshme që na pret shumë punë, por me vullnet, përkushtim e bashkëpunim arrihen të gjitha. Ndryshe nuk bën. Bashkë, në katër vitet e ardhshme do të realizojmë programin qeverisës të cilin e kemi paraqitur pranë jush. Bashkë për qytetin tonë, qytetin e rinisë, qytetin e kulturës dhe të kampionëve.
Falemnderit kryetarit Bedri Hamza për besimin, falemnderit të gjithëve për përkrahjen. E mirëpres bashkëpunimin me secilin prej jush.
Na priftë e mbara!
Me shumë respekt e dashuri ju uroj festat e fundvitit!/InLajmi/