Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur së në bashkëpunim me organizatën humanitare në Kosovë “Humanity First”, kanë zhvilluar aktivitet në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, përcjell InLajmi.

Aktiviteti i zhvilluar ka qenë shpërndarja e 200 dhuratave për nxënësit e shkollës së lartë përmendur.
Ai ka thënë se aktiviteti është zhvilluar për nderë të festave të fundvitit, si dhe gjendjes emocionale të fëmijëve që kanë kaluar ditëve të fundit.
Postimi i plotë i tij:
Në bashkëpunim me organizatën humanitare në Kosovë “Humanity First” zhvilluam aktivitetin simbolik në SHFMU
“Heronjtë e Dukagjinit”në Gllogjan, ku bëmë shpërndarjen e 200 dhuratave për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle!
Ky aktivitet u bë për nderë të festave të fundvitit, si dhe gjendjes emocionale të fëmijëve që kanë kaluar ditëve të fundit. /InLajmi/





















