Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një konferencë për media ka folur për 2 faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe rajon, raporton InLajmi.

Rizvanolli faktori e parë sipas saj është rënia e bllokut 2, ajo ka thënë se si pasojë e rënies së këtij blloku, KEK-u nuk ka pasur mundësi të prodhojë më shumë rrymë.
“Sa më shumë që KEK-u mund të prodhojë energji, aq më pak ne si vend jemi të varur nga importi dhe çmimit e importit. Fatkeqësisht ne kemi një nivel më të ulët të prodhimit nga ana e KEK-ut për shkak të rënies së bllokut 2 i cili ende nuk është aktivizuar. Ky është një faktor”, ka thënë Rizvanolli.
Sipas saj faktori i 2 i krizës energjetike, sipas Rizvanollit janë bursat ndërkombëtare dhe çmimet e këtyre bursave, ajo ka thënë se kjo ka ndikuar që çmimi i energjisë elektrike të rriten çdo ditë.
“Bursat ndërkombëtare dhe çmimet në bursat ndërkombëtare janë faktori numër dy. Këto janë duke shënuar çmime rekorde pasi që temperaturat janë ulur dukshëm dhe do të thotë është rritur kërkesa. Si rrjedhojë e kësaj, nga ana tjetër oferta, prodhimi i energjisë në Evropë nuk është rritur, por është ulur e veçanërisht ai i gazit. Kjo ka ndikuar që çdo ditë të shënohen çmime rekorde të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.
Ministrja është deklaruar edhe për bllokimin e linjës energjetike në mes të Kosovës dhe Serbisë, e që kjo sipas saj ka ndikuar që Kosova të ketë krizë energjetike.
“Është edhe një faktor që për vendin tonë ndikon specifikisht negativisht. Ky është fakti se Serbia ka bllokuar linjën energjetike në mes nesh. Kjo nuk është diçka e re. Por në situata krize siç është kjo e përkeqëson edhe më tej situatën. Duke qenë se Serbia e pamundëson alokimin e kapaciteteve interektive në kufi me Kosovën kjo shkarton ngarkesa edhe në rrjetet e vendeve fqinje si në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Jemi edhe më të kufizuar që të blejmë energji, shpesh duke mos pasur zgjidhje pos të blejmë me çmime të larta”, ka thënë Rizvanolli. /InLajmi/





















