U.D, i drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu nga aty”, tha Grezda për Gazetën Express.
Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.