Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar menjëherë pas vizitës së Presidentit Kroat, Zoran Milanoviç, në Kosovë, përcjell InLajmi.
Haxhiu është shprehur se nuk është ashtu siç thuhet se Kosova është më mirë se Kroacia më vaksinim.
Sipas tij të shikosh të dhënat zyrtare të John Hopkins University, me dozën e 2-të janë vaksinuar në Kroaci 51.74% dhe në Kosovë 43.34%.
Postimi i plotë i tij:
Kush e mashtroi presidentin e Kroacisë se Kosova është ma mirë se Kroacia me vaksinim anti-COVID-19?!
Shikoni të dhënat zyrtare të John Hopkins University.
Me 2 doza janë vaksinuar:
Në Kroaci 51.74%,
Në Kosovë 43.34%.
Miqt nuk duhet gënjyer! /InLajmi/