Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK-së, Armend Agolli ka reaguar pasi që subjekti i tij politik dega në Mitrovicë kanë vendosur që ta largojnë, për arsye se i njëjti ka bashkëpunuar për zgjedhjet e fundit lokale me PDK-në, përcjell InLajmi.
Agolli ka thënë se zhvillimet e fundit në LDK ishin gabim dhe sipas tij në këtë parti ka ende persona që mendojnë vetëm veten dhe interesat e tyre personale.
Ai gjithashtu ka thënë se LDK nuk ka qenë edhe as nuk është, dhe kurrë nuk do të jetë monarki dhe as parti private, dhe sipas tij LDK-ja gjithmonë do të mbetet parti e vlerave, parti institucionale, dhe parti e parimeve.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Ne zgjedhjet e fundit LDK pothuajse u trefishua ne Mitrovice. Ky gjithsesi se eshte lajm i mire per te gjithe ata qe me zemer e duan kete parti. Kjo rritje, te pakten nga une dhe nga ata qe LDK’ne e duan sa unë apo me shume une, u kuptua si nje sinjal i qarte se dega ne Mitrovice definitivisht po shkeputet nga mendesia e cila kete dege e kishte sjelle buze shuarjes.
Mirepo zhvillimet e fundit ne dege e deshmuan se e kishim gabim, dhe se ketu ka ende te atille qe mendojne vetem per veten dhe per interesat personale.
Te tilleve po u them edhe njehere, shkurt-e-shqip: LDK as nuk ka qene, as nuk eshte, dhe as nuk do te jete kurre as monarki, dhe as parti private. LDK ka qene, eshte dhe do te mbetet parti e vlerave, parti institucionale, parti e parimeve dhe si e tille, nje parti qe njerezit i bashkon brenda vetes duke i respektuar interesat e tyre te perbashket shoqeror.
Te gjithe ata qe LDK’ne nuk e shohin dhe nuk e perjetojne si te tille, eshte koha e fundit te leshojne rruge. Ose, do te mbesin pa rruge.
As “monarket” brenda Deges se LDK’se ne Mitrovice sigurisht se nuk perbejne perjashtim ne kete drejtim. … Doki /InLajmi/