Diar Aliu dhe Ledion Halitaj, janë 2 kitaristët nga Kosova, që kanë shkëlqyer në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë që është mbajtur në Pleven të Bullgarisë, përcjell InLajmi.
Pas një konkurrence të fortë, Aliu është shpallur fitues i kategorisë “Third A age Group” deri në 17 vjeç, ndërsa Halitaj ka fituar Çmimin e 2-të në kategorinë “First B age Group”, deri në 11 vjeç.
Janë 24 shtete të botës që kanë qenë pjesë e këtij festivali me gjithsej 90 kitaristë.
Antëtarët e jurisë kanë qenë nga vende të ndryshme.
Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit do të ndahet edhe çmimi i publikut. Fituesi do të dihet me 27 dhjetor. /InLajmi/