Punëtorët e mbeturinave zakonisht kanë paga jo shumë të mira në të gjitha vendet e botës, por kjo nuk ndodh në Norvegji.
Në këtë shtet, paga e një punëtori të mbeturinave sillet prej 36.000 deri në 50.000 euro në vit.
Në anën tjetër, pagesa ditore, varësisht nga bonuset mund të shkojë prej 17 deri ne 35 euro në orë, transmeton lajmi.net.
Norvegjia njihet si një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës, ndërsa punëtorët trajtohen me dinjitet.