Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoske, ka mabjtur konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton InLajmi.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se ditën e enjtë dhe të premten 2 seanca, ku gjatë ditës së enjte Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, teksa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj, janë në rend dite 37 projektligje.
“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten me 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.
Kur foli për përmbushjen e agjendës së Kuvendit Mimoza Kusari-Lila u arsyetua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale e një varg çështjesh të tjera, duke e quajtur planin si ambicioz.
“Agjenda legjislative ka qenë ma ambicioze. Kuvendi ka filluar të funksionojë pas zgjedhjes së presidentes. Pastaj e kemi pasur procesin e zgjedhjeve lokale”.
“Kemi një mori projektligjesh dhe sapo janë miratuar e do të miratohet edhe të tjera. Projektligjet shkojnë me një procedure të thjeshtë”.
Deputetja e LVV-së ka folur edhe për iniciativën “Open Ballkan” në të cilën Kosova nuk po merr pjesë, ku ka thënë se e konsideron pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
“Open Ballkan”, Kosovës i referohet si shtet i dialogut. Bashkëpunimet po mundohen t’i mbulojnë me faktin se nuk janë të tjerët”.
“Kosova do të mbetet peng i diskutimeve për dialog ku “Open Ballkan” paraqet pengesa. Ka qenë çështja e targave, diplomave dhe nuk është korrektë të kërkohet nga Kosova që të jetë pjesë e ‘Open Ballkan’. Kosova ka nevojë të trajtohet e barabartë”. /InLajmi/