Mediat serbe kanë raportuar për arritjen e tifozëve anglezë në Prishtinë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Sipas mediave të atjeshme, ata kanë arritur në vendin tonë të shtunën në mbrëmje dhe kanë qëndruar gjatë natës nëpër kafenetë e kryeqytetit.
Porse, raportimi i tyre është fokusuar te një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihen tifozët anglezë duke kënduar: “F*** Serbia”.
Anglezët janë pritur miqësisht në Prishtinë me flamuj dhe banerë mbështetës sidomos për Raheem Sterlingun, i cili më herët është abuzuar në baza racore./InLajmi
Engleski navijaci vrijeđaju Srbe pic.twitter.com/X1prlrz5iu
— SportTime (@SportTi43915378) November 17, 2019