Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin e 21-të ish-komandantin e UÇK-së, Lulzim Morina, përcjell InLajmi.

Haradinaj ka thënë se ka pas nderin ta ketë pranë vetes në frontet e luftës të ndjerin Morina i cili ka qenë trim dhe guximtar i vendosur.


Tutje ai ka shtuar së në këtë përvjetor, nderohet dhe kujtohet vepra historike, i cili humbi jetën tragjikisht më 18 dhjetor 2000, në Osek-Hylë, në magjistralen Gjakovë-Deçan.
Postimi i plotë i tij:
Lulzim Morina ishte ndër luftëtarët më të zot që kishte Dukagjini e Kosova.
Kisha nderin ta kem pranë në frontet e luftës për liri, trim, guximtar e i vendosur.
Në këtë përvjetor, nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij heroike, frymëzohemi për të punuar edhe më shumë për të ardhmen, ashtu siç e ëndërruan Luli me bashkëluftëtarë.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/



















