Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur një komentuese kosovare, ku kishte thënë së ditën kur Rama ishte në Beograd serbet dogjën flamurin shqiptar, për këtë nuk patë asnjë reagim nga Tirana, përcjell InLajmi.
Rama ka zgjedhur ti përgjigjët këtij komenti duke thënë se ajo qe thuhet është e vërtet por ka përmendur faktin qe të njëjtin qe e dogjën flamurin janë arrestuar nga policia.
Ai ka thënë se në Beograd ai flet shqip mbi të gjitha mbron interesat e shqiptarëve, ka cekur se ka kërkuar poashtu në shqip njohjen e Kosovës nga Serbia pikërisht në Pallatin Presidencial të Serbisë ku ka thënë se pikërisht atëherë më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani.
Komenti i plotë i tij:
E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare. /InLajmi/