Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar kundër Qeverisë Kurti, për mos miratimin e amendamenteve për qytetin e Skenderajt dhe atë të Drenasit, përcjell InLajmi.
Hoxha ka thënë se 2 komunave në fjalë duhet t’iu sqarohet në detaje qytetarëve për pasojat afatgjatë që do i’u shkaktohen si pasojë e heqjes nga ligji buxhetit, projektet kapitale që kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe përmirësim të kualitetit të jetës në këto zona.
Sipas tij nuk është pritur e as nuk është besuar së qeveria aktuale do t’i trajtoj në këtë mënyrë drenicasit.
Postimi i plotë i tij:
Drenica meriton trajtim më të mirë nga Shteti!
Heqja e projekteve më të rëndësishme kapitale nga ligji i buxhetit për vitin 2022 për 2 komunat e Drenicës nuk i bënë nderë Qeverisë së Kosovës.
2 komunat, ajo e Skenderajt dhe e Drenasit duhet të i’u sqarojnë në detaje qytetarëve për pasojat afatgjate që do të shkaktohen si rezultat i heqjes nga ligji i buxhetit të projekteve kryesore kapitale e të cilat kanë ndikim të madh në zhvillim ekonomik dhe në përmirësim te kualitetit të jetës se qytetareve të kësaj zone.
Nuk kemi pritur, e as nuk kemi besuar që qeveria jonë do të na trajtoj në këtë mënyrë.
Përgëzoj disa deputet të Kuvendit të Kosovës të cilët ngritën zërin në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.
Drenica është Kosovë! /InLajmi/