Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë ka shqiptuar 379 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja, të cilat kanë hyrë në fuqi të hënën e javës së kaluar.
Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka thënë se këto masa janë marrë pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe gjendjes epidemiologjike në botë./InLajmi/