Beatrix ka befasuar me kërkesën e saj.
Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj ka kërkuar të dalë sot nga Big Brother Vip.
Duke biseduar në oborrin e shtëpisë ajo ju ka thënë Donaldit e të tjerëve se dëshiron të largohet nga shtëpia.
E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë.
“Nuk jam mirë, thjesht s’po mundem ta duroj veten time, dua të shkoj në shtëpi”, tha Trixa e cila po mundohej të qetësohet nga Donaldi, përcjell FrontOnline.
Se cili do jetë vendimi i saj përfundimta mbetet të shihet.