Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi dje se testet e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç tregojnë se ajo nuk ka siguruar imunitetin e pritur dhe rekomandon marrjen e një doze të 3.
Studimi zbuloi se 2 doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatura për fëmijët nuk prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ky ishte rasti për foshnjat deri në 2 vjeç
Prandaj, pas analizimit të të dhënave, kompania vendosi të përfshijë një dozë të 3-të për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në programin e saj të testimit të vaksinave, raporton cnn.
“Studimet klinike tani do të përfshijnë një vlerësim të efektivitetit të dozës së 3-të prej 3 mikrogramësh, e cila do të jepet të paktën 2 muaj pas marrjes së dozës së 2-të për të siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje në këtë grup- moshë”,njoftoi kompania, përcjell Telegrafi
Ndryshe, Pfizer do të testojë gjithashtu efektivitetin e dozës së 3-të tek fëmijët më të rritur, nga 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç.