Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në Shqipëri ka ndërmarrë disa ndryshime në lidhje me targat e makinave.
Ata njoftojnë se për herë të parë do të lejohet targa e personalizuar deri me 7 karaktere, e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet.
“Për herë të parë do të kemi targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje)! Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra”,thuhet në njoftimin e kësaj ministrie
Po ashtu, do të prodhohen edhe targa me format më të vogël ose katrore për ato mjete që nuk kanë hapësirë për të vendosur targën me formatin standard, shkruan Oranews.
Targa më të vogla do të prodhohen po ashtu edhe për motoçikletat, ndryshe nga sa është vepruar deri më tani.