Në fshatin Lloqan, komuna e Deçanit sot është djegur një shtëpi, derisa brenda saj ka qenë një person i cili është djegur, përcjell InLajmi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, rajoni Pejë, Driton Rugova,i cili bëri me dije se me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot Policia është informuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, dhe me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur, karbonizuar. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”,ka bërë me dije, Rugova.
Ndërkohë, tutje ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Ndryshe, lidhur me këtë rast ka shprehur ngushëllime, i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”,ka shkruar Ramosaj./InLajmi/




















