I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar tashmë kryetarin e ri të Skenderajt Fadil Nurën, ku e ka uruar për detyrën e re, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se po viziton vendin ku PDK-ja nuk thyhet asnjëherë, sipas tij ky është një rikthim i partisë në udhëheqje komunale, e krejt kjo si garanci për një qeverisje zhvillimore, transformuese me perspektivë për të gjithë qytetarët e Skenderajt.
Ai ka thënë se kryetari Nura bashkë me ekipin e tij kanë filluar menjëherë punën që të përmirësojnë shërbimet publike e se po planifikojnë projekte të rëndësishme.
Veç tjerash ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për besimin e treguar për partinë qe ai drejton.
Postimi i plotë i tij:
Në Skenderaj, aty ku PDK nuk thyhet asnjëherë, për t’i uruar punë të mbarë kryetarit Fadil Nura, në detyrën e tij të re në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garancë për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.
Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre.
Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme./InLajmi/