• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Këto janë prioritetet e këshilltares së Komuniteteve në Qeverinë Kurti

J G nga J G
16 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Këto janë prioritetet e këshilltares së Komuniteteve në Qeverinë Kurti
0
SHPERNDARJE
57
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Elizabeth Katherine Gowing, ka pak ditë që ka marrë një post të ri në Qeverinë e Kosovës. Deri sot, tash e 15 vjet në Kosovë, ajo ka qenë një aktiviste që më së shumti mbrojti të drejtat e komuniteteve dhe grave.

Ajo u emërua këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve nga kryeministri Albin Kurti.

Në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, Gowing ka treguar synimet dhe prioritetet e saj si pjesëtare e Qeverisë.

Për të, më e rëndësishmja është të ketë prioritet arsimin dhe punësimin.

Gowing, ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe dhe që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, ajo është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet jo shumicë.

Znj.Gowing, para pak ditësh jeni emëruar nga kryeministri Albin Kurti, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve. Sa kanë qenë pritjet tuaja ta merrnit këtë post dhe si e pritët?

Gowing: Kuptohet që kurrë nuk kam menduar për një pozitë të tillë, por mbasi kam shumë respekt për Kryeministrin, dhe kam qenë shumë e frymëzuar prej qeverisë së tij, dhe mundësitë e reja për Kosovën, më është dukur një nder i madh kur më ka ftuar për këtë pozitë. Deri tash në Kosovë kam qenë aktiviste dhe pjesë e shoqërisë civile, pra nuk kam marrë pjesë në sistem politik, dhe jam dashtë të bindem që mund të arrihen gjëra të mira. Besoj dhe shpresoj që me këtë rol të ri, mund të kontribuojë për barazi dhe drejtësi në Kosove për të gjithë qytetarët e saj.

Me sa dimë, ju në Kosovë jetoni që 15 vjet. Sa e njihni dhe sa do të jetë kontributi juaj në këtë post të ri?

Gowing:Po, kam qenë këtu prej vitit 2006 dhe kam pas nder me qenë qytetare e Kosovës prej vitit 2018. Jam bashkëthemeluesja e një OJQ-je kosovare që merret me çështjet e komuniteteve, por edhe kam punuar si konsulente këtu me Save the Children, Unicef, Caritas Kosova, Bashkimin Evropian dhe shumë organizata të tjera me komunitete. Kështu kam pas mundësi të mësojë për brengat kryesore të komuniteteve por edhe kam hasë disa prej qasjeve më të suksesshme për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohem. Kam udhëtuar anembanë Kosovës edhe me punë edhe për qejf, pra nuk besoj që ka një komunë ku nuk kam shkelur, dhe kjo ka qenë një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës sime në Kosovë. Shpresoj që në këtë post të ri do të kem edhe mundësi të tjera me u taku me njerëz prej të gjithë territorit të shtetit dhe të sigurojmë që zërat e të gjithë komuniteteve në Kosovë dëgjohen qartë.

Cilat do të jenë prioritetet tuaja?

Gowing:Kam mësuar prej punës me shoqëri civile që më me rëndësi është të dëgjosh para se të veprosh, dhe sidomos të dëgjosh prej njerëzve që janë duke u përballuar ditë për ditë me sfidat, dhe e dinë ku janë prioritetet. Kështu që për fillim kam dëshirë të dëgjoj prej të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe kam filluar me një orar të takimeve dhe konsultimeve. Kuptohet që do të udhëzohem edhe prej Programit të Qeverisë për 4 vitet e ardhshme ku prioritetet janë për arsim dhe për punësim – që më duken si prioritetet e të gjithë kosovarëve. Duhet gjithashtu të bisedojmë edhe me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë dhe me stafin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve për projekte praktike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të komuniteteve të lëna pas dore.

Para se të merrnit këtë post, ju keni qenë vazhdimisht humanitare-aktiviste, sidomos kur bëhet fjalë për komunitetet në Kosovë. A mendoni se në Kosovë ka diskriminim ndaj tyre?

Gowing:Kam udhëtuar në më shumë se 50 shtete në botë dhe, fatkeqësisht, besoj që ka diskriminim kudo, dhe Kosova nuk është në përjashtim. Por prej përvojës në vend multietnike siç është Londra, ku kam qenë mësuese për 10 vjet, kam parë edhe sa ka përfitim për të gjithë kur secili qytetar ka mundësi për të kontribuar. Kjo është ëndrra ime – që në fushat e shkencës, të biznesit, të kreativitetit, të shoqërisë civile dhe të tjera, çdo person në Kosovë ka qasje të barabartë dhe ka mundësi për të kontribuar. Jam frymëzuar prej shumë individëve edhe në Kosovë që dëshmojnë që kjo mund të bëhet realitet – dhe sidomos prej ndërmarrëseve femra prej komuniteteve të ndryshme që janë storie suksesi me biznese që kanë hapë.

Ju bashkë me burrin tuaj më herët keni formuar një OJQ, që quhet “The Ideas Partnership”. Na flisni pak më shumë rreth punës që keni bërë?

Gowing:Fokusi i The Ideas Partnership është e komunitetet dhe prej punës gjatë më shumë se një dekade si vullnetare në të, kam pas mundësi të mësoj në terren për sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet. Gjithashtu jam njohur me individë – vajza të mençura, nëna të guximshme, djem ambiciozë – që thyen barrierat dhe kontribuan për transformim në komunitetet e tyre. Në disa raste, këto transformime janë ndihmuar edhe prej projekteve të qëlluara dhe besoj që mund të jenë shembuj për iniciativë modeste, me shumë angazhim vullnetar dhe me lidership nga vetë komunitetet, që tash mund të zbatohen në pjesë të tjera të Kosovës. Puna jonë është njohë me një çmim nga Kryeministrja e Britanisë së Madhe së asaj kohe – Theresa May – dhe jam shumë krenare për çka kemi arritur bashkë me stafin (gjysmë prej tyre nga komunitetet) dhe vullnetarët (prej komuniteteve shumicë dhe pakicë).

Aktualisht, cilat janë brengat dhe nevojat e komuniteteve, me aq sa i keni parë ju në terren?

Gowing:Nuk besoj që dallojnë shumë prej brengave të shumë qytetarëve të Kosovës – me prioritet punësim dhe arsim cilësor (që çon në punësim gjithashtu). Besoj që me punësim vjen integrimi i vërtetë – jo ‘tolerancë’ por bashkëpunim me kolegë. Gjithashtu është me mundësi për punësim që vjen shpresa dhe vullneti për të investuar në Kosovë, jo me ikë prej këtu. Vjen edhe besimi në siguri, dhe krenari si individ, por edhe në shtetin ku jetojmë.

Znj.Gowing për fund, për çka do t’ju kujtojnë qytetarët e Kosovës, në veçanti komunitetet me të cilat ju keni bashkëpunuar më së shumti?

Gowing:Prej të gjitha komuniteteve më ka bërë përshtypje më e madhe mikpritja! Është ndoshta diçka edhe më e theksuar, dhe patjetër më e çmuar, në familjet me kushtet më të rënda. Shpesh pas vizitës kam marrë një pjesë punëdore – një tentene, ose do çorape – ose një byrek me vete, ose një çaj bimorë të grumbulluar në bjeshkë. Çfarë zemërgjerësie – dhe patjetër motivim për m’i përkrahë familjet e Kosovës.

Tags: Çështjet e KomuniteteveElizabeth Katherine GowingQeveria Kurti
Postimi i mëparshëm

Milaim Hajdari zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas

Postimi tjetër

Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus në QKUK

Të ngjajshme Postime

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër
KRYESORE

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë
KRYESORE

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim
KRYESORE

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Postimi tjetër
Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus në QKUK

Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus në QKUK

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu