Numri i të punësuarve me gjysmë orari është rritur në 3 muajt para tetorit, pasi kishte rënë ndjeshëm gjatë kohës së pandemisë në Britaninë e Madhe.
Kjo e ka ulur nivelin e papunësisë për grupmoshat 16-24 vjeç, të cilët gjithashtu ishin goditur rëndë nga pandemia.
Kjo bëri që norma e përgjithshme e papunësisë të binte në 4.2%, thuhet sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).
Vendet e lira të punës po vazhdojnë të rriten, duke arritur një nivel të ri prej 1.22 milionë mes muajve shtator dhe nëntor.
“Derisa vendet e lira të punës vazhdojnë në nivele rekord, numri nuk po rritet aq shpejt sa në fillim të këtij viti”, tha Darren Morgan nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) , raporton BBC.
Sipas kësaj zyre, punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar shtuan staf prej 257 mijë personave në listat e tyre të pagave për muajin nëntor, pavarësisht përfundimit të skemës së pushimit, transmeton Klan Kosova.
”Numri i njerëzve në listat e pagave tani është mbi nivelet para pandemisë në të gjithë vendin”, tha ai.




















