Kombëtarja e Anglisë në futboll tashmë ka zbarkuar në Kosovë dhe është nisur drejt Prishtinës, aty ku pas pak do të dalë në konferencë për shtyp.
“Tre Luanët” tashmë e kanë siguruar vendin e parë në Grupin A, derisa as Kosova nuk ka për çka të luftojë më pasi u përshëndet nga shpresa për kualifikim nga grupet me humbjen kundër Çekisë, raporton Periskopi.
E me të zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”, kontigjenti i futbollistëve me stafin teknik u pritën me lule dashuri e buzqeshje.