Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ururar komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, për gradimin e tij si Gjenerallejtënant, përcjell InLajmi.
Mehaj ka shkruar se bashkë do të punojnë në përmbushjen e vizionit tonë shtetëror dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, për ushtrinë tonë profesionale, të ndërveprueshme me ushtrinë aleate amerikane dhe forcave tjera të vendeve tona aleate.
‘’Urime Komandant i FSK- së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e na priftë e mbara!’’, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë i tij:
Shumë urime Komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant.
Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit, ishte Ideali yt, Axhallarëve tuaj, Komandantëve Legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari.
Detyra, Nderi dhe Atdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes suaj gjatë gjithë karrierës suaj ushtarake.
Bashkë do të rrugëtojmë në realizimin e Idealit dhe Amanetit të Dëshmorëve.
Bashkë do të punojmë në përmbushjen e vizionit tonë shtetëror dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim; për ushtrinë tonë profesionale, të ndërveprueshme me ushtrinë aleate amerikane dhe forcave tjera të vendeve tona aleate.
Me një mendje e me një frymë, jemi bashkë që të realizojmë me sukses qëllimet tona të përbashkëta strategjike;
Forca të gatshme për mbrojtjen e sovraniteti shtetëror dhe integritetit territorial të vendit,
Forca të ndërveprueshme me forcat aleate për ofrimin e efektshëm të kontributit tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale,
Forca moderne për fuqizim të synimit tonë për anëtarësim në NATO
Urime Komandant i FSK- së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e na priftë e mbara!/InLajmi/