Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, thuhet se personi në fjalë është rrëzuar deri sa ka qenë në rrugë.
Policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë, 12.12.2021 – 12:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/