Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do to organizojë një ceremnois, ku komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin do të marrrë gradën gjenerallejtënant, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të presidencës, kjo ceremoni do të fillojë në ora 10:00.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor./InLajmi/