Avokati Besnik Berisha, ka reaguar pas thirrjes për konferencë për konfirmin e 3 të arrestuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, përcjell InLajmi.
Berisha ka thënë se kjo konferencë ishte një lajm i mirë por sipas tij kjo dëshmon se vetëm që janë arrestuar të dyshuarit por nuk janë siguruar prova që e mbështesin dyshimin e bazuar.
“Hetuesve u mbetet edhe shumë për të bërë, e familjes së viktimave e qytetarëve durim, besim e bashkëpunim!”,ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Eja, eja te tregoj ASGJE!
Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit.
Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar.
Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim.
Hetuesve u mbetet edhe shume per te bere, e familjes se viktimave e qytetareve durim, besim e bashkepunim!/InLajmi/