• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 18 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vulini mohon Masakrën e Reçakut, reagojnë nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
11 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Vulini mohon Masakrën e Reçakut, reagojnë nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dënuar mohimin e Masakrës së Reçakut të cilën deklaratë e bëri dje ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin.

Nga ambasada kanë thënë se mizoritë që janë kryer në masakrimin e civilëve në Reçak janë të dokumentuara mirë.

“Mizoritë që ndodhën në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrimin e civilëve, janë mirë të dokumentuara. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës u sjell dhimbje të mbijetuarve, i çnderon viktimat dhe i zgjat përçarjet e vazhdueshme që vazhdojnë t’i pengojnë pajtimin, paqen dhe mirëqenien afatgjate për Ballkanin Perëndimor”,thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së për Express.

Ish-zyrtari i partisë JUL që udhëhiqej nga gruaja e Millosheviqit, Aleksander Vulin, e ka quajtur “trillim” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut që forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer më 15 janar në fshatin Reçak të Shtimes.

Deklarata e Vulinit mori reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe nga zyrtarët e lartë në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një deklaratë tha se s’ka vend për të mohuar atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë. E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”,ka thënë ai.

Ndërkaq sot, shefja e shtetit, Vjosa Osmani e quajti mendësi të Millosheviqit mohimin e krimeve në Kosovë.

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”,thuhet në deklaratën e presidentes Osmani.

E para e shtetit ka thënë se ka qenë pikërisht ngjarjet në Reçak dhe masakrat e tjera, ato që kanë nxitur ndërhyrjen e NATO-së për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”,ka thënë Osmani.

Mohimin e Masakrës së Reçakut nga ana e ministrit të Aleksander Vuçiqit dje i ka reaguar edhe ish-ambasadori i OSBE-së dhe dëshmitari kyç i Masakrës së Reçakut, Ëilliam Ëalker.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”,ka thënë Walker.

Ndryshe, Masakra e Reçakut ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars, 1999.

Tags: Aleksandar VulinAmbasada e SHBA-sëMasakra e ReçakutWilliam Walker
Postimi i mëparshëm

Rama priti në vizitë ambasadorin Abbott, dakordohen për bashkëpunim

Postimi tjetër

10 raste të reja dhe 14 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
KRYESORE

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin
KRYESORE

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

15 July 2025
Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin
KRYESORE

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

15 July 2025
Postimi tjetër
10 raste të reja dhe 14 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

10 raste të reja dhe 14 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

18 July 2025
Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

18 July 2025
“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 July 2025
Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Bajrami: Deputetët e VV-së po kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

18 July 2025
Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

Rama: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu