• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 24 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Konjufca: Kuvendi ka qenë dhe mbetet institucion aktiv në procesin e integrimeve evropiane

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
11 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Konjufca i shpreh ngushëllime Talat Xhaferit për jetët e humbura në aksidentin tragjik
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

I pari i Kuvendit të Kosovës,Glauk Konjufca sot në 20-vjetorin e krijimit të Kuvendit tha se gjatë këtyre 2 dekadave, Kuvendi ka kaluar nëpër sfida të shumta, por edhe ka marrë vendime jetike për Kosovën dhe popullin e saj, përcjell InLajmi.

“8 palë zgjedhje parlamentare dhe 8 legjislatura janë realizuar gjatë këtij 20-vjeçari, në kushtet e lirisë e të demokracisë.Zanafilla e Kuvendit të Kosovës daton dekada më parë, duke evoluar gjatë etapave të ndryshme të historisë së Kosovës”, ka shkruar Konjufca përmes një postimi në rrjetet sociale. Përballë kërkesave të qytetarëve, por me kufizime të përgjegjësive, të përcaktuara nga kuadri ligjor i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i Kornizës Kushtetuese të Kosovës, më 10 dhjetor 2001 u themelua Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i vendit”, tha ai.

Tutje, tha ai, Kuvendi ka qenë dhe mbetet institucion aktiv në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Kuvendi ynë ka mbushur 20 vjet

8 palë zgjedhje parlamentare dhe 8 legjislatura janë realizuar gjatë këtij 20-vjeçari, në kushtet e lirisë e të demokracisë.

Zanafilla e Kuvendit të Kosovës daton dekada më parë, duke evoluar gjatë etapave të ndryshme të historisë së Kosovës.

Përballë kërkesave të qytetarëve, por me kufizime të përgjegjësive, të përcaktuara nga kuadri ligjor i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i Kornizës Kushtetuese të Kosovës, më 10 dhjetor 2001 u themelua Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i vendit.

Në këto rrethana jeta parlamentare në Kosovë filloi të konsolidohej dhe ndër vite mori dimensione të reja diktuar nga zhvillimet politike, vendore e ndërkombëtare.

Gjatë këtyre 2 dekadave institucioni ynë ligjvënës dhe përfaqësues ka kaluar nëpër sfida të shumta, por edhe ka marrë vendime jetike për Kosovën dhe popullin e saj.

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi jetësoi aspiratën e popullit të Kosovës, duke e shpallur pavarësinë dhe miratuar simbolet shtetërore.

Pas këtij akti, Kuvendi pati një veprimtari të ngjeshur dhe intensive për t’i realizuar objektivat e tij të shumta. Më 9 prill 2008 u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kurse në vijim korniza ligjore e shtetësisë së saj.

Legjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në korrik 2010, i hapi rrugë përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë dhe më vonë vendimeve të tjera, që e forcuan sovranitetin shtetëror dhe sigurinë e Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron kompetencat e tij duke e pasur parasysh gjithnjë parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar me Kushtetutë si dhe parimin e përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Puna e Kuvendit konsiston në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese ndaj qytetarëve dhe ndaj subjekteve të tjera për respektimin e të drejtave të njeriut, duke i përfshirë standardet më të avancuara evropiane dhe botërore për trajtim të veçantë të komuniteteve joshumicë.

Si institucion i një vendi të pavarur dhe sovran, Kuvendi kultivon marrëdhënie ndërparlamentare me një varg vendesh mike, duke nënshkruar memorandume bashkëpunimi, formuar grupe parlamentare të miqësisë dhe duke zhvilluar diplomaci parlamentare.

Një rëndësi të veçantë Kuvendi u kushton marrëdhënieve me Parlamentin Evropian, me të cilin përveç bashkëpunimit, mban takime të rregullta pune.

Kuvendi ka qenë dhe mbetet institucion aktiv në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës. Në kuadër të Kuvendit, vepron një komision i veçantë për procesin e integrimeve evropiane. Kuvendi i zbaton rekomandimet e raportit për vendin të Komisionit Evropian, ka një rol aktiv për zbatimin e MSA-së, duke mbajtur dy herë në vit takime të rregullta në kuadër të Komisionit për MSA-në, si dhe kujdeset që legjislacioni i miratuar të jetë sa më kompatibil me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ndër vite Kuvendi ka sendërtuar një bashkëpunim të ngushtë me organizata partnere ndërkombëtare, të cilat i kanë dhënë një shtysë të fuqishme avancimit të proceseve demokratike në vendin tonë.

Duke e vënë transparencën ndër prioritetet kryesore në veprimtarinë ditore të tij, Kuvendi ka konsoliduar raporte të ngushta partneriteti me shoqërinë civile dhe u ka dhënë mediave gjithë hapësirën e nevojshme, bazuar në standardet ndërkombëtare për hapje dhe transparencë.

Një shtyllë e rëndësishme e punës dhe veprimtarisë parlamentare ka qenë dhe vazhdon të mbetet administrata, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve përkatëse profesionale dhe teknike.

Në këtë jubile të krijimit të tij Kuvendi shënon arritje të konsiderueshme, i përgjegjshëm para interesave të qytetarëve dhe duke ruajtur gjithmonë partneritetin me institucionet dhe me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!/InLajmi/

Tags: Glauk KonjufcaKomisioni EvropianKuvendi i Republikës së Kosovës
Postimi i mëparshëm

KQZ deri tani ka pranuar 332 pako me fletëvotime nga diaspora për Dragashin

Postimi tjetër

Gërvalla-Schwarz: Serbia tani po kërcënon hapur fqinjët me luftë

Të ngjajshme Postime

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër
KRYESORE

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë
KRYESORE

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim
KRYESORE

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Postimi tjetër
Gërvalla-Schwarz: Serbia tani po kërcënon hapur fqinjët me luftë

Gërvalla-Schwarz: Serbia tani po kërcënon hapur fqinjët me luftë

Lajmet e fundit

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

23 July 2025
“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

“The Devil Wears Prada 2” po vjen! Fotot nga sheshxhirimi i filmit bëhen virale

23 July 2025
Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

Radhë kilometërshe në kufirin Shqipëri–Kosovë

23 July 2025
BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

BE i jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e Grupkapitullit të fundit

23 July 2025
Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

Për vajzat me baluke: 6 modele që do t’ju shpëtojnë gjatë vapës

23 July 2025
Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu