Kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj, në seancën solemne, sot është betuar dhe i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit, përcjell InLajmi.
Totaj, tha se ndjen emocione të veçanta se po i jetësohet dëshira e madhe dhe kontributi i liderëve historik, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Totaj tha se ish-krerët e UÇK-së kanë kontribuar për vendin por në veçanti për qytetin që ai tani drejton.
“Falënderoj të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetje dhe besimin për t’ia sjell ndryshimin qytetit të bukur të Prizrenit. Sot ndjej emocion të veçantë sepse po jetësojmë dëshirën e madhe dhe kontributin e liderëve tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët gjithmonë kanë kontribuar veçanërisht për Prizrenin”, tha Totaj. /InLajmi/