Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 331, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave nga Instiuti Kombëtare i Shëndetësisë Publike, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjithashtu brenda 24 orëve është raportuar për një rast të vdekjes dhe 6 qytetarë janë shëruar. /InLajmi/