Kapadocia në Turqi është një zonë mrekullish të jashtëzakonshme natyrore, peisazhi përbëhet nga shkëmbinj vullkanikë të gërryer dhe të kthyer në kulla, shtylla dhe shpella të pazakonta, shkruan InLajmi.
Për mijëra vjet banorët vendas kanë gdhendur shtëpi, depo dhe kisha në shkëmbin e butë.
Shpellat shpesh janë përdorur si vende strehimi kur vendi pushtohej nga ushtritë pushtuese.
Sot disa janë kthyer në hotele për turistët. Kapadokia qëndron sipër dhjetëra qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë. Numri i sakte i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi. Nëse nuk je klaustrofobik, mund t`i eksplorosh edhe qytetet nëntokësore
Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit, dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.
Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona.
Çdo mëngjes, në ora 5, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh deri në fund të jetës. Fluturimi rreth një ore, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh. Për ta përjetuar këtë fluturim, duhet ta mposhtim ndjenjën e frikës. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel