Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria dhe Mnistria e Shëndetësisë që të lehtësohen masat për festat e fundvitit.
Madje këta të fundit kanë paralajmëruar protesta më 15 dhjetor.
Por sic duket Ministria e Shëndetësisë nuk do iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të tyre.
Të pyetur nga IndeksOnline se a do të ketë lëhtësime për festat e fundvitit, nga Ministria e Shëndetësisë nuk dhanë shpresa.
Ata thane se kjo varet nga situata epidemiologjike në vend.
“Aktualisht janë në fuqi masat e sjella nga Qeveria më 30 nëntor. Këto masa vlejnë deri në një rishqyrtim tjetër apo marrje të vendimeve të reja. Prandaj duhet respektuar nga të gjithë. A do të ndryshojnë a jo, kjo varet nga situata eidemiologjike në vend dhe vlerësimet e rekomandimet që për këtë situatë do t’i jap IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për IndeksOnline.
Aktualisht, me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës po ashtu është ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave dhe ahengjeve familjare e shoqërore.
Gastronomia do të lejohet të punojë me deri në 50% të kapacitetit në hapësira të mbyllura dhe deri në 70% në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet të emetohet vetëm deri në orën 21:30.